Flash News

E-TJERA

Dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 18 kg ko*ainë, arrestohet shqiptari

Dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 18 kg ko*ainë,

Një sasi prej 18 kg lënde narkotike e dyshuar si kokainë u sekuestrua nga policia e Malit të Zi në pikën e kalimit kufitar të Debela Brijeg. Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, e cila do të përcaktohet nga policia në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shqiptar, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

“Një sasi e madhe droge është gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve “BMË”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, njofton dogana malazeze.

Shqiptari është arrestuar ndërsa malli i është dorëzuar efektivëve të Departamentit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë. Paketimet janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të ngjitura me shirit.

Të fundit