Flash News

E-TJERA

Dyshohet se vranë malazezin në Ulqin për gjakmarrje, shpallen në kërkim dy shqiptarë

Dyshohet se vranë malazezin në Ulqin për gjakmarrje, shpallen

Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim si të dyshuar kryesor për vrasjen e shtetasit malazez Momçillo Gjurishiç në Ulqin, ngjarje kjo e ndodhur më 4 korrik të këtij viti.

Vincenc Pirolli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala, 35 vjeç janë të akuzuarit kryesor për ngjarjen që dyshohet s ndodhi për motive të gjakmarrjes.

Gjakmarrja në fjalë lidhet me një vrasje të viti 2017, ku djali i 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiç, Savo Gjurishiç vrau 53-vjeçcarin Beqë Likaj.

Shefi i policisë së Malit të Zi në një konferencë për mediet, tha se gjatë hetimit janë dokumentuar prova të mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjatë largimit nga vendi i ngjarjes i të akuzuarve.

Ai shtoi se dy shqiptarët e kërkuar janë futur ilegaisht në territorin e Malit të Zi dhe kanë vrarë Gjurishiçin në lokalin e tij në Ulqin. Pas vrasjes, të rinjtë mendohet se janë larguar drejt Shqipërisë përmes pikës kufitare Sukobine-Muriqan.

Të fundit