Flash News

E-TJERA

Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë, Antonio Karafili nuk u vetëvar, lëshohet urdhër arrest për ish të dashurën

Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë, Antonio Karafili nuk u

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë.

Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjecari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.

Nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kane mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e te riut. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024, Rexhep Vathi vrau veten.

Të fundit