Flash News

E-TJERA

Sherri përfundon në pengmarrje, rrëmbehet i skeduari për trafik droge

Sherri përfundon në pengmarrje, rrëmbehet i skeduari për

Një sherr mes disa personave në autostradën Tiranë-Durrës ka përfunduar në pengmarrje.

Dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, të njohur për policinë si persona me precedent të mëparshëm penalë në trafikun e narkotikëve, kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre motoçikletë në autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë i ka prerë rrugën dy vëllezërve. Vëllezërit Beqiraj kanë shkuar në drejtim të makinës dhe janë konfliktuar e 4 persona që ndodheshin në brendësi të saj.

Në momentin e konfrontimit fizik, personat kanë tërhequr me forcë Indrit Beqirajn dhe e kanë futur në makinë ku kanë lëvizur për rreth 500 metra dhe më pas e kanë nxjerrë nga mjeti. Makina është larguar me shpejtësi nga vendi.

Mësohet se policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorët. Indrit Beqiraj njihet nga blutë si një person i skeduar për trafik narkotikësh.

 

Të fundit