Flash News

E-TJERA

“Dyshoj se nuk do ta shohim më”, Artan Hoxha: Talo Çela mund të jetë vrarë pas arrestimit të Nuredin Dumanit

“Dyshoj se nuk do ta shohim më”, Artan Hoxha: Talo Çela

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se me informacionet që ka ka dyshime të forta se Talo Çela,  një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, është vrarë.

“Dyshoj se nuk do ta shohim më”, Artan Hoxha: Talo Çela
Talo Cela

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Hoxha thotë se kjo ngjarje ka ndodhur pas arrestimit të Nuredin Dumanit në Fier.

Hoxha: Kam dyshime se Talo Celën nuk do të kemi më mundësi që jo vetëm ta intervistojmë, por edhe të mos e shohim më imazhin e tij.

Spartak Koka: Pra po thoni e mund të jetë vrarë?

Hoxha: Besoj se ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani u arrestua apo kur filloi të flasë. Dyshoj se nuk kemi për ta parë më, uroj ta kem gabim këtë informacion.

Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Po ashtu, Çela ishte një ndër emrat e shpallur në kërkim nga SPAK. 

Të fundit