Flash News

E-TJERA

“Dyshoja tek Kejsi sepse…”, dëshmia e prindërve të Antonio Karafilit: Kemi pasur presion nga prokuroria

“Dyshoja tek Kejsi sepse…”, dëshmia e prindërve

Prindërit e Antonio Karafilit kanë dhënë një deklaratë ekskluzive për “Top Story” rreth vrasjes së djalit të tyre nga ish e dashura Kejsi Spahillari dhe partneri i saj.

Ata kanë deklaruar se dyshonin tek Kejsi që në fillim, teksa shtojnë se autoritet janë munduar të fshijnë provat.

Prindërit e viktimës treguan se kanë pasur presion nga Prokuroria, ndërsa me të afërmit e autores nuk kanë asnjë kontakt prej 7 vitesh.

Mamaja e Antonio Karafilit: Kanë qenë ditë shumë të vështira, që nga dita që është marrë vendimi. Kemi luftuar me mish e me shpirt për çështjen e djalit. Më ka lënë shumë qëllime që unë të dyshoja tek Kejsi. Ajo e ka thënë me gojën e saj që Antonion e vranë. Kejsi ka qenë kryesore për mua. Mu ka rrëzuar psikologjia, kam luftuar që atë djalë e rrita derri 18 vjeç. Prokurori Olivisi mi ka fshehur të gjitha provat, së bashku me oficerin e prokurorisë Genti Xhixho. Ata kanë luajtur korrupsion të madh. Më pas çështjen e mori Odeta, edhe ajo të njëjtën rrugë si Olivisi ka ndjekur.

Babai i Antonio Karafilit: Që ditën e parë që takuam oficerin e OPGJ-së, na ka thënë që kot sa e vazhdoni çështjen. Kur Genti Xhixho me xhaxhanë e Kejsit janë shokë të ngushtë hanin e pinin bashkë. Ishte deklarata, kur kemi qenë ballafaqim, ka qenë edhe Kejsi Spahillari ka folur sa ka dashur.

Mamaja e Antonio Karafilit: Kejsi e ka deklaruar vetë që këtë gjë e ka bërë xhaxhai i saj. Ai ka pasur konflikt me djalin tim, xhaxhai e drejtonte Antonion dhe ia mbante pistoletën në kokë.

Babai i Antonio Karafilit: Kejsi i ka bërë pritë djalit tim, iu bë atentat. Rexhepi nuk e vrau veten kot. Kemi pasur presion vetëm nga prokuroria.

Mamaja e Antonio Karafilit: Nuk kemi pasur as komunikim dhe as konflikte as me Kejsi Spahillarin as me familjen e saj./ TCH

Të fundit