Flash News

E-TJERA

Dyshuan se u kishte vjedhur paratë në biznes dhe e morën zvarrë, detaje të reja nga rrëmbimi i 20-vjeçarit

Dyshuan se u kishte vjedhur paratë në biznes dhe e morën

Janë zbardhur detaje të reja për marrjen peng të 20-vjeçarit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Sipas Klan News, gjithçka nisi te fikja e dritave në një moment të dielën teksa po mbahej një koncert në shesh.

Sipas  Klan Neës 3 persoant që dhunuan të riun janë menaxherë të kioskash. Ata kanë kuptuar që kanë dalë minus në xhirot e fitimeve të një nate më parë. Ata kanë nisur presionin ndaj punonjësve, duke pretenduar se u janë vjedhur shuma të mëdha parash.

Rreth 60 punonjësve u janë kërkuar të kthejnë paratë, por në veçanti tek njëri prej tyre, 20-vjeçari, tek i cili kanë dyshuar më shumë.

Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço e kanë marrë zvarrë, e kanë futur në një kamion, e kanë dhunuar, madje të riut i ka rënë të fikët. Edhe pasi është përmendur, e kanë dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre autorët kanë rënë në prangat e policisë, pas denoncimit të 20-vjeçarit. Në kërkim rezulton një person tjetër.

Mësohet po ashtu se tre menaxherët janë të paqartë në deklarimet e tyre, pasi pretendojnë se u janë vjedhur njëri 10, tjetri 20 dhe i treti 70 milionë lekë të vjetra.

Të fundit