Flash News

E-TJERA

E akuzoi për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i LSI i kthehet Kryemadhit: E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis!

E akuzoi për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i LSI i kthehet
Lefter Koka dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi ish-ministrin e LSI, Lefter Koka, sot i bashkuar me PS, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke dërguar dokumentet në SPAK, pasi sipas saj kanë shkelur ligjin në praktikën e ndjekur për inceneratorin e Tiranës.

Veprimet e ministrit te Mjedisit asokohe janë refuzuar nga disa dikastere, por në finale kanë marrë firmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut.

Kjo akuzë ka sjellë reagimin e Kokës, i cili në një postim në rrjetet sociale ironizon duke e cilësuar Kryemadhin një llogaritare të thjeshtë: “Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!

E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!”.

Të fundit