Flash News

E-TJERA

E akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit

E akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove

Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite shërbim prove, ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Gjykata vendosi për Vyshkën edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare. Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për të siguruar ulje dënimi për Xhuliano Musain, i akuzuar për plagosje.

Për avokatin Ilir Pashaj, GJKKO ka dhënë 2 vite burg, pasi ky i fundit do t’i jepte shumën prej 4 milionë lekësh Vyshkës.

Të fundit