Flash News

E-TJERA

E ardhmja e Lautaros larg Interit, skuadra angleze ofron 80 milionë euro për sulmuesin argjentinas

E ardhmja e Lautaros larg Interit, skuadra angleze ofron 80 milionë euro

Lautaro Martinez kërkohet nga Manchester United me "Djajtë e Kuq" që janë gati të vendosin në pjatë 80 milionë për sulmuesin e Interit.

Ndër të tjera, argjentinasi do të ishte shumë i mirëpritur për trajnerin anglez, Ten Hag, i cili e konsideron "Demin" lojtarin ideal për sulmin e tij, veçanërisht pasi pa të zbehet negociata e mundshme me Tottenhamin për Harry Kane, të vlerësuar në 115 milionë nga "Spurs".

Zikaltërit padyshim që nuk kanë as më të voglin synim për të larguar Lautaron, me të cilin kanë kontratë deri në vitin 2026, të rinovuar një vit e gjysmë më parë.

Vetë lojtari nuk po mendon për mundësinë e ndryshimit të fanellës, por është e qartë se shumë nga e ardhmja e tij mund të varet nga kualifikimi i tij në Ligën e Kampionëve të ardhshëm.

Në fakt, pa hyrjen në Champions League, Interi mund të detyrohet të sakrifikojë disa lojtarë të rëndësishëm.

Lautaro në të vërtetë, nuk është në këtë listë të mundshme dhe për rrjedhojë do të vlerësojë çdo ofertë, përfshirë atë të United.

Sigurisht që 80 milionët e vënë në pjatë nga Djajtë e Kuq nuk do të konsideroheshin të mjaftueshme për një lojtar që edhe këtë vit ka 21 gola dhe 8 asistime mes kampionatit, Champions League dhe Kupës së Italisë.

Të fundit