Flash News

E-TJERA

E ardhmja e Lulzim Bashës, opinionet në “Politiko”: Është asgjësuar politikisht, njeriu më i dështuar

E ardhmja e Lulzim Bashës, opinionet në “Politiko”:

Në “Politiko”, gazetarët dhe politikanët kanë diskutuar mbi “të ardhmen e Lulzim Bashës” në PD dhe sidomos në politikë.

Gazetari Bledian Koka e konsideron Lulzim Bashën, të asgjësuar politikisht. Ai u shpreh se nuk ka mundësi që Basha të krijojë një parti politike të vetën, duke parë mënyrën se si u largua nga partia pa mbështetje.

“Fati normal do të ishte ai i rreshtimit në PD. Po vetë trajtohet, siç janë të larguarit nga detyra që marrin një stad të vetin. Ka zëra që mund të krijojë një parti politike. Unë e shoh më shumë drejt një tërheqje graduale. Tani mund t’i përdorë tentakulat për të kuptuar sa mbështetje ka. Ai e pa se kur doli nga dera e PD-së kishte 2-3 persona që me shumë gjasa as vetë nuk e donte kush ishin. Është i asgjësuar politikisht. Unë s’kam parë njeri të dështojë në mënyrë të tillë dhe të largohet aq shëmtuar”, tha Koka.

Për Aldo Bumçin, Basha ka dalë jashtë parashikimeve. Bumçi shtoi se nëse Basha ka energji, atëherë do të duhet ta zhvillojë brenda PD-së.

“Basha ka dalë jashtë parashikimeve. Nuk mendoj që do të merrte këtë vendim e do të kishte këtë sjellje. Nëse ka energji dhe vullnet politik, ta zhvillojë brenda PD-së. Është i ri dhe nuk e mendon që mund të jetë ky momenti. Duhet të pranojmë që pati një opozitë të vështirë. Mendoj se sot duhet të jetë një njeri i dëshpëruar. Mund të vazhdojë karrierën nëse dëshiron”, tha Bumçi.

Edvin Kulluri e sheh Lulzim Bashën pa të ardhme sidomos në PD. Ai shprehet se Basha është njeriu më i dështuar në 30 vite pluralizëm.

“Jo, fare. Është njeriu më i dështuar në 30 vite pluralizëm. Nëse i ka ngelur pak fije dinjitet, as dua ta mendoj në politikë. Nuk ka pse të jetë i fiksuar në politike, jeta vazhdon edhe pa politikë. Nuk ka asnjë kuptim”, u shpreh Kulluri.

Të fundit