Flash News

E-TJERA

E ardhmja e Sylvinho-s te kombëtarja, FSHF vendos para miqësoreve të qershorit

E ardhmja e Sylvinho-s te kombëtarja, FSHF vendos para miqësoreve

E ardhmja e stolit të Kombëtares shqiptare mbetet ende e paqartë, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar për trajnerin Sylvinho do të merret para ndeshjeve miqësore të muajit qershor.

Gjatë një konference për shtyp, Duka u shpreh se fati i teknikut brazilian është tashmë në diskutim, pas një bisede të zhvilluar mes tyre.

“Një trajner e ndjen vetë, një profesionist e ndjen vetë nëse vërtetë mund ta udhëheqi më një skuadër. Ky është një pozicion që të konsumon”, deklaroi Duka, duke theksuar se vendimi final i takon atij.

Sipas tij, nëse përgjigja e Sylvinhos do të jetë pozitive, atëherë federata do t’i ofrojë kushtet për një kontratë të re pas muajit korrik. Në të kundërt, do të kërkohen alternativa të tjera.

“Kjo gjë do ta vendosim para ndeshjeve miqësore të qershorit, nëse do vazhdojmë me të njëjtin trajner. Pra, varet nga të dy palët”, shtoi kreu i FSHF-së.

Duke iu përgjigjur interesit të medias mbi kontratën e fundit 6-mujore të trajnerit, Duka shpjegoi se ajo nuk ishte thjesht një shpërblim, por një lëvizje strategjike për të motivuar ekipin përpara ndeshjeve të “play-off”-it të Botërorit.

 

Të fundit