Flash News

E-TJERA

“E bëre kunatën investitore strategjike”, Xhaçka ‘përplaset’ me Shehajn: S’kam marrë asnjë cm tokë nga shteti

“E bëre kunatën investitore strategjike”, Xhaçka

Deputeti demokrat Agron Shehaj hodhi akuza nga foltorja e Kuvendit mbi ministren e Jashtme Olta Xhaçka, duke e akuzuar se ajo dhe familja e saj, konkretsiht kunata e ministres, kanë përfituar prona dhe kanë marrë statutin investitor strategjik nga shteti.

“Deklarata e Ramës, se raporti copy-paste ishte justifikim nga ai. Raporti i DASH ishte nder vlerësimet me negative për Shqipërinë. Qeveria kampione e korrupsionit, prej bëmave te saj. Rama i dha familjes se Xhaçkes statusin investitor strategjik. Xhaçka ishte me borxhe, u kthye ne investitore strategjike. Si investitori strategjik, ne letra figuron kunata e Xhaçkës. Tenderat pa gare, çdo gje vendoset me lidhje politike. Para se Xhaçka te hynte ne politike, s’kishte punuar një dite”, tha Shehaj.

Nga ana tjetër, Xhaçka mohoi të ketë marrë prona nga shteti, duke i quajtur akuzat e demokratit të pavërteta.

“Për hir të së vërtetës ju mëshiroj. Juve ju ka humbur teksti në politikë dhe kapeni pas kauzave që iu ka ikur uji fare, ose janë palaçollëqe. Është fatkeqësi e madhe që opozita përfaqësohet nga njerëz sit ti. Njerëz si ti nuk dinë ta bëjnë, nuk kanë nivel dhe nuk diskutojnë. Të vish të flasësh paçavure, për ministren e Jashtme, për familjarët e mi të cilët kanë që në 91 qe merren me biznes. Nuk i pasurova unë. Nuk ka lidhje statuti i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vetë dhe që nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti. Mos i prekni këto çështje pa nivel, pa kuptuar dhe pa studiuar ato”, tha ajo.

Të fundit