Flash News

E-TJERA

E dënuar me 6 vite burg/ Merr fund ‘arratia’ për Fjolla Morinën, arrestohet në Prishtinë

E dënuar me 6 vite burg/ Merr fund ‘arratia’ për Fjolla

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të hëne këngëtare shqiptare, Fjolla Morina, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Këngëtares kosovare i janë vënë prangat teksa ndodhej në një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës. Fjola Morina e ka "sfiduar" disa herë policinë, pasi në Mars u martua me biznesmenin Fisnik Syla në Maldive, ndërkohë që me partnerin ka shkuar dhe me pushime në Dubai, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar edhe video teksa ndodhej në lokalet e Prishtinës.

Fjolla Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares. Në muajin Prill ajo u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator të vitit 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri pistoletë në çantë. Asaj iu caktua fillimisht masa e sigurisë "arrest shtëpie", por u arratis nga shtëpia ku qëndroi katër muaj në Kukës.

 

 

 

 

Të fundit