Flash News

E-TJERA

E dënuar në Itali për vjedhje, 27-vjeçarja shqiptare i jep fund jetës

E dënuar në Itali për vjedhje, 27-vjeçarja shqiptare i jep

Një 27-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës në një burg të Italisë. Viktima është identifikuar si Donatella Hodo, e cila id ha fund jetës duke thithur gaz në burgun Veronese të Montorios.

Ajo ndodhej në burg për vjedhje të farmacive, por dyshohet se kishte varësi nga lëndët narkotike. 27-vjeçarja ishte në pritje të një lirimi me kusht.

Gjykatësi i çështjes, Vincenzo Semeraro shkroi një letër të hapur, ku thoshte: "U bë një javë që kur Donatella kreu gjestin e saj tragjik që unë i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg merr jetën e tij, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar. Në rastin e Donatellës, unë isha pjesë e sistemit pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet. Pra, si sistemi, edhe unë kam dështuar”.

Të fundit