Flash News

E-TJERA

E dënuar për korrupsion, ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia

E dënuar për korrupsion, ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha

Ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha i ka drejtuar një kërkesë GJKKO për lirim nga qelia.

Ajo kërkon lirimin me arsyetimin se bashkë me paraburgimin e ka përfunduar dënimin. Sipas Report tv, kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani, që do vendosin nëse do e lirojnë ish-gjyqtaren apo jo.

Hoxha u arrestua për korrupsion dhe u dënua nga GJKKO me 3 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të kryejë 2 vite.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të diastën herë masën e “arrestit ne burg” për gjyqtaren, pasi ka kërkuar edhe më parë lirimin nga burgu për shkak të rrethanave familjare, por kjo kërkesë i është refuzuar nga gjykata.

Konkretisht, gjyqtarja kërkoi që të kujdeset për vajzën e saj të mitur dhe djalin e saj autik.

Hoxha u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

Ndërkohë më 17 mars Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi të shkarkojë nga detyra Enkelejda Hoxhën duke pranuar kërkesën e ILD-së.

 

Të fundit