Flash News

E-TJERA

E dërguara e DASH mbërrin në Tiranë, takohet me Varhelyi dhe Escobar. Çfarë diskutuan

E dërguara e DASH mbërrin në Tiranë, takohet me Varhelyi dhe

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit Karen Donfried mbërriti në mbrëmje në Shqipëri në sajë të një turi që po zhvillon në Ballkan. 

Takimin e parë e ka zhvilluar me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ambasadoren Yuri Kim dhe Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se palët u takuan për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent. Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian.”

Gjatë vizitës së saj zyrtare, ajo pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, nënkryetarët e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin  e përgjithshëm Gazment Bardhi. Takimi do të zhvillohet në orën 10:45 nesër në kryesinë e Kuvendit.  

Të fundit