Flash News

E-TJERA

E dërguara me punë e SHBA: SPAK të hetojë çështjet korruptive më sensitive

E dërguara me punë e SHBA: SPAK të hetojë

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KP) i bëri thirrje SPAK që të vijojë të hetojë çështjet më sensitive korruptive. 

“I është bërë shumë rezistencë reformës në drejtësi dhe kjo rezistencë vijon edhe sot e kësaj dite në disa vende. Komisionerët dhe gjykatësit kanë bërë sakrifica të mëdha, profesionale dhe personale, duke marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të pamasë.

Populli shqiptar duhet të dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen përgjegjës çdo ditë dhe kjo do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve guximtarë si ju. Të gjithë duhet të jenë krenarë”, tha ajo në ceremoninë e mbylljes së procesit të vetingut.

Por, sipas saj, vetingu nuk ka mbaruar. “SPAK duhet të vijojë të hetojë çështjet korruptive më sensitive, duke mbajtur  përgjegjës ata që kanë abuzuar me pozitat e tyre, pavarësisht politikës dhe favoritizmave”, tha ajo.

 

Të fundit