Flash News

E-TJERA

“E djathta po shkon drejt shuarjes”, Topi: Rama do t’ia kalojë edhe Enver Hoxhës në jetëgjatësinë e një lideri

“E djathta po shkon drejt shuarjes”, Topi: Rama do t’ia

Ish-presidenti Bamir Topi, ka përshkruar situatën aktuale në PD dhe rikthimin e ish liderit Sali Berisha me “Foltoren” e tij që pas përjashtimit nga grupi demokrat, 

 Në një intervistë për “Spotlight”, ai vlerëson se PD duhet të riformatohet dhe të thërrasë të gjitha kapacitetet e veta në formacion, përndryshe do të shuhet, dhe Rama do të sigurojë jetëgjatësinë në pushtet.

“Pjesa më e madhe qëndron jashtë PD-së, ata që e konsiderojnë veten të djathtë, janë të demoralizuar, të dëshpëruar. Pavarësisht problemeve që kanë pasur, ata janë racionalë. E kupton që kjo dyshe po kacafytet.

Basha dhe Berisha janë për mbijetesë politike. E ardhmja e së djathtës nuk janë këta të dy. Mund të jetë e rëndë për demokratët, por nuk ka zgjidhje tjetër. I gjithë fronti i djathtë duhet të shkojë drejt shuarjes. E djathta ka nevojë t’i thërrasë të gjithë kapacitetet e veta në formacion, përndryshe historia do të jetë shumë e dhimbshme.

Në rast se ndodh që këta të dy do të vazhdojnë betejën ne do të kemi një rekord të ri në jetëgjatësinë e një lideri politik në Shqipëri, që do t’ia kalojë Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, dhe ky do të jetë Edi Rama”, tha Topi. 

Të fundit