Flash News

E-TJERA

“E donim një fëmijë dhe nuk po vinte”, moderatorja Brunilda Lahe prek me historinë e saj

“E donim një fëmijë dhe nuk po vinte”, moderatorja

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe ka treguar në “Elevate By Floriana” peripecitë e saj dhe bashkëshortit për të pasur një fëmijë.

Lahe tregoi se fillimisht ishte zgjedhja e çiftit, por më pas përpos përpjekjeve, nuk po bëheshin dot prindër.

Moderatorja tregoi kalvarin e kontrolleve e vizitave, stresin që ka përjetuar dhe se si ka ndikuar tek ajo.

“Fillimisht ishte zgjedhje. Pastaj donim të vinte po s’po vinte. Kaloi viti i parë, kaloi viti i dytë. Pastaj, nuk mund të jesh më indiferente. Filluan kontrollet, vizitat. Ishte çdo gjë ok. Thjesht nuk po ndodhte, thjesht nuk po vinte. Fillova ta përjetoj, të stresohem. Im shoq gjishashtu. Isha shumë e stresuar sa filloja reagoja edhe me njerëzit, me njerëzit që më rrethonin. I reagoja edhe në punë.

Kur kam bërë kontrollin të përmuajshëm të asaj periudhe dhe kthehet në një lodhje shumë të madhe. Kur e di që vjen ajo data e caktuar, duhet të shkosh të bësh vizitën kontrollin, të marrësh përgjigjen, t’i merr përgjigje negative edhe këtë muaj. Është e lodhshme shumë”, tha Laho.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Të fundit