Flash News

E-TJERA

E dro*uan për vdekje, zbardhen detaje për 19-vjeçaren shqiptare në Greqi

E dro*uan për vdekje, zbardhen detaje për 19-vjeçaren shqiptare

Detaje të reja tronditëse kanë dalë lidhur me rastin e 19-vjeçares shqiptare, Myrto, e cila u drogua për vdekje në Argostoli të Kefalonisë.

Para ngjarjes, Myrto ishte shoqëruar nga tre djem, që sipas mediave vendase ishin miqtë e saj, të cilët më vonë e kanë fshehur marrëdhënien e tyre me të, duke u shtirur se nuk e njihnin ndërsa ajo ishte pa ndjenja.

Sipas informacioneve të fundit, i pandehuri 23-vjeçar thirri një ambulancë, por në një vend tjetër nga vendi ku ndodhej vajza e pafat. 23-vjeçari telefonoi shërbimet e urgjencës duke deklaruar se gjeti një vajzë pa ndjenja në rrugë, megjithatë vendi që ai raportoi nuk përputhet me vendin ku miqtë e 19-vjeçares e kishin lënë. Dy nga miqtë e saj, të moshës 22 dhe 26 vjeç, ishin pranë saj, ky i fundit me një të kaluar si kampion në peshëngritje.

Dy djemtë u përpoqën të bindnin kalimtarët se nuk e njihnin vajzën dhe se thjesht e kishin gjetur pa ndjenja, duke u përpjekur të fshihnin marrëdhënien e tyre të vërtetë me të.

Megjithatë, një gabim kritik rezultoi vendimtar në zhvillimin e çështjes. Thirrja për shërbimet e emergjencës u gjurmua në telefonin celular të 23-vjeçarit.

Të fundit