Flash News

E-TJERA

E fshehur në garazhin e shtëpisë, gjendet një sasi kanabisi me vlerë rreth 40 mijë € në Durrës

E fshehur në garazhin e shtëpisë, gjendet një sasi kanabisi

Një operacion anti-drogë i zhvilluar në Durrës ka çuar në sekuestrimin e rreth 21 kg kanabis, që sipas policisë, do të shitej kundrejt vlerës monetare 38.800 euro.

Për pasojë, tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë: Admir Dedja 25-vjeç, Beart Ismailaj 24-vjeç, Hismet Toro 33-vjeç dhe në kërkim është shpallur Misim Koldashi 55-vjeç.

Të gjithë personat e mësipërm banojnë në Durrës dhe akuzohen për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Kanabisi u gjet në garazhin e banesës e Misim Koldashi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të fundit