Flash News

E-TJERA

E ftojnë si ekspert, Fuga refuzon i prerë ftesën e Kuvendit: Nuk është legjitim, të shpërndahet sa më parë

E ftojnë si ekspert, Fuga refuzon i prerë ftesën e Kuvendit: Nuk

Akademiku Artan Fuga ka refuzuar i prerë ftesën e Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë si ekspert në diskutimet e komisionin mbi reformën territoriale dhe atë administrative.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se arsyet e e këtij bijkoti janë të shumta, por veçon se Kuvendi sipas tij është ilegjitim dhe duhet të shpërndahet sa më parë.

Mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëjë ai Kuvend, është të shpërndahet! Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pikërisht sepse ai Kuvend nuk është legjitim, moralisht, politikisht, ligjërisht!”, shkruan profesori ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Unë e bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë!

Nga një email paçavure, më ftojnë të shkoj në një komision të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në një dëgjesë publike me deputetë atje, mbi reformën territoriale dhe administrative!

Gjoja si ekspert!

Unë u përgjigjem publikisht : Refuzoj të marr pjesë; Unë e bojkotoj atë!

Sepse dëgjesat publike janë kthyer në teknika manipulimi të ndyra për të gënjyer me propagandë opinionin publik sikur gjoja kanë dëgjuar dhe marrë pjesë ekspertë në reforma!

Unë ftoj për bojkot të gjithë ata që thërriten në këto paçavure dëgjesash ! Pas përvojave që kam pasur, e kam marr¨Pe këtë vendim jo vetëm se të bëjnë budalla, por edhe të fyejnë, të përdorin, as ta venë veshin, madje edhe të dhunojnë psikologjikisht!

Kam kuptuar se të shkosh atje do të thotë ose të bësh qokë që ta kërkojnë, ose të jesh i shitur, ose të mos kuptosh se çfarë po bën!

Ftesa e tyre nuk shoqërohet me asnjë tematikë, me asnjë material paraprak të dërguar, me asnjë informacion mbi të drejtat e atyre si unë, që i kanë caktuar si figurantë!

Unë nuk vij, sepse bojkotoj!

Bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë për një mijë arsye!

Mbi të gjitha, sepse mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëjë ai Kuvend, është të shpërndahet! Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pikërisht sepse ai Kuvend nuk është legjitim, moralisht, politikisht, ligjërisht!

Keni vënë re ju atje edhe opozitarët: Gjithçka thonë, betohen e stërbetohen, por askush nga opozitarët nuk ka bythë të thotë: Duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohshme! Vendi është në krizë politike të rëndë! Shumë të rëndë!

 

Të fundit