
"E futa në valixhe dhe bleva cigare"/ Autori i vrasjes së Ilaria Sulës rrëfen krimin në një letër drejtuar prokurorëve
Detaje tronditëse janë zbardhur nga një letër e autorit të vrasjes së Ilaria Sulës, 22-vjeçarja shqiptare që u gjet e pajetë në fund të marsit në një zonë periferike të Romës. Mark Samson, 23 vjeç, me origjinë filipinase, ka rrëfyer para prokurorëve italianë ngjarjen makabre dhe veprimet e tij pas krimit.
Në letrën që ai u ka dërguar autoriteteve, përshkruhet nata e 25 marsit, kur çifti kishte qëndruar së bashku në banesën e Samsonit dhe kishin folur për marrëdhënien e tyre. Ai shpjegon se kishte qenë i tensionuar dhe i lodhur nga lidhja, ndërsa pretendon se Ilaria kërkonte njohje të tjera.
“Folëm për marrëdhënien tonë, për faktin që më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur. Ajo ndërkohë kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkruan 23-vjeçari.
Ai rrëfen se Ilaria i kishte kërkuar të flinte në shtëpinë e tij atë natë pasi ishte vonë, dhe se kishte fjetur në shtratin e tij me pizhame që ia kishte dhënë ai. Sipas tij, para se të ndodhte krimi, kishin kujtuar përvojat e përbashkëta dhe emrat përkëdhelës që i thërrisnin njëri-tjetrit – si “Shpirt”, “Zemra ime” dhe në gjuhën filipinase “Bebe Ko”, “Mahal”, “Asaëa”.
Pas goditjes fatale me thikë, e cila dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e 26 marsit, Samson ka përshkruar se si e ka futur trupin e Ilaria Sulës në një valixhe dhe më pas është përpjekur të shpëtojë prej tij.
“Në një ditë me diell të ndritshëm, e nxora karrocën nga ndërtesa. Prita që të kalonin dy vajza që po vinin në drejtimin tim, pastaj e ngrita valixhen dhe e vendosa në bagazh. U ndala për një moment për të rifituar fuqitë. Më pas, pa një drejtim të saktë, u largova. Rreth orës 16:30 bleva cigare dhe një çakmak në një tabakino”, rrëfen ai në letrën e tij.
Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet në një përrua në zonën e Capranica Prenestina. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe në Shqipëri, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit dhe motivet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë.
Të fundit








Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti
1 Maj 2025, 21:05




Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut
1 Maj 2025, 20:04


Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme
1 Maj 2025, 19:22


Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari përfundon në spital
1 Maj 2025, 18:44






Demi Moore shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2025
1 Maj 2025, 17:34


Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?
1 Maj 2025, 16:49
Aksident tek 9-katëshet në Tiranë, dy të plagosur
1 Maj 2025, 16:47





Dronët rusë godasin qytetet e mëdha në Ukrainë
1 Maj 2025, 15:39
Fermerët në vështirësi, patatja e Egjiptit lë stok atë të Stëblevës
1 Maj 2025, 15:31
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, plagosen rëndë dy persona
1 Maj 2025, 15:15


Vitaminat më efektive për forcimin e sistemit imunitar
1 Maj 2025, 14:53








Xhaferri: Sondazhet pro Ramës manipulohen nga pagesat e inceneratorëve
1 Maj 2025, 13:23
Zhduket 51-vjeçarja në Kukës, nisin kërkimet
1 Maj 2025, 13:02

E rëndë në Angli, 32-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga parashuta
1 Maj 2025, 12:44





Shpërthim në Elbasan i inskenuar, kryefamiljari donte azil në BE
1 Maj 2025, 11:17
Muzhaqi: ChatGPT më përgatiti një fjalim shumë të bukur
1 Maj 2025, 11:11



7x7 nuk bëjnë 6 mln për ne, por 33 mijë euro!
1 Maj 2025, 10:23

Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan
1 Maj 2025, 10:03
Aksident në aksin “Memaliaj–Krahës”, 71-vjeçari humb jetën
1 Maj 2025, 09:44





Diell dhe temperatura deri në 30 gradë Celsius, parashikimi i motit
1 Maj 2025, 08:21
Sot Dita e Punëtorëve, çfarë përfaqëson 1 Maji?
1 Maj 2025, 08:05
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Maj 2025, 07:55
Gazetari: Rama ka përdorur paratë për të bërë lobing për vete, jo për Shqipërinë
30 Prill 2025, 22:54
Kurti ftesë për konstituimin e Kuvendit, PDK i përgjigjet, LDK refuzon
30 Prill 2025, 22:36
Paralajmërimi i Alizotit: Nëse SPAK nuk arreston bosët e krimit, bie pas zgjedhjeve
30 Prill 2025, 22:14
Administrata dhe shkollat në fushatë? KQZ: Në një rast propozuam sanksione
30 Prill 2025, 21:55
10 ditë nga zgjedhjet, Salianji: Me votë t'i biem në kokë të keqes!
30 Prill 2025, 21:26



Rezoluta e PPE për zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga Rama: Një tekst kua-kua-kuash
30 Prill 2025, 20:21

Zjarr në garazhin e një pallati në qendër të Vlorës, disa automjete në flakë
30 Prill 2025, 19:42


Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit
30 Prill 2025, 18:59


Finlanda miraton ligj për ndalimin e celularëve në shkolla
30 Prill 2025, 18:00
Berisha në Leaders’ Dinner të Partisë Popullore Europiane të Kongresit në València
30 Prill 2025, 17:43
Gjykata italiane rrëzon Hysajn, dënohet me 40 mijë euro gjobë mbrojtësi shqiptar
30 Prill 2025, 17:32




Stresi në zyrë mund të jetë më i rrezikshëm se duhani!
30 Prill 2025, 16:18