Flash News

E-TJERA

E gjetën në gjendje të rëndë në rrugë, ndërron jetë në spital 55-vjeçari

E gjetën në gjendje të rëndë në rrugë,

Një person që është gjetur në gjendje të rëndë për jetën në rrugën “Endri Keko”, ka ndërruar jetë në spital.

Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa policia bën me dije se ishte rreth 55-vjeç. Policia bën me dije se 55-vjeçarit nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup.

Sipas bluve, viktima është një endacak dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,  (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjeksor, në rrugën “Endri Keko”. Gjatë kqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftmin e policisë.

 

Të fundit