Flash News

E-TJERA

E goditi treni, vdes 21-vjeçarja në Kosovë

E goditi treni, vdes 21-vjeçarja në Kosovë

Një 21-vjeçare e cila u goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinësl, ka ndërruar jetë.  Shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.

“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.

Policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.

Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Të fundit