Flash News
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Aksident në aksin “Koplik-Shkodër”, plagosen tre fëmijë, arrestohet i riu
Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të një zone të thellë me presionit atmosferik të ulët pozicionuar mbi Detin Mesdhe në veri të kontinentit Afrikan dhe një mbi Gadishumllin Apenin.
Ditën e hënë pritet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në shtim pas orëve të pasdites.
Ditën e martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.
Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.