Flash News

E-TJERA

"E ka pohuar Toto Riina", gazetarja: Një shqiptar përgatiti eksplozivin në atentatin e Falcones

"E ka pohuar Toto Riina", gazetarja: Një shqiptar përgatiti

Bosi i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, u arrestua disa ditë më parë nga Antimafia italiane pas 30 vitesh që qëndronte në arrati. Ai njihet si një prej të përfshirëve në vrasjen e Giovani Falcone.

Gazetarja Gerta Zaimi ka rrëfyer në ‘Opinion’ se në atenatit me bombë ndaj ish-prokurorit Italian, ka qenë i përfshirë edhe një shqiptar. Sipas saj, shqiptari ka përgatitur eksplozivin dhe kjo gjë është thënë nga vetë Toto Riina.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Ka pasur shqiptarë në vrasje?

Gerta Zaimi: Po. Për shqiptarin është interesante që flitet se ka dalë vetëm nga Toto Riina. Ai duke folur me një nga të dënuarit aty, në orën e ajrit, flet lirshëm për shumë gjëra. Ndër to del një aspekt shumë i veçantë që në procese nuk ka dalë asnjëherë, i një shqiptari që ka përgatitur eksplozivin për masakrën e Capacit.

Blendi Fevziu: Një shqiptar ka bërë eksplozivin?! Që në 92-shin?

Gerta Zaimi: Ky është reflektimi im, unë mund të jem totalisht gabim, por reflektimi im është që në ’92, mendohet se ka qenë një ish ushtarak, i forcave të periudhës komuniste dhe ka qenë nga ata që kanë qenë të stërvitur dhe të mësuar për eksplozivin në atë periudhë. Por çfarë është e sigurt, nuk dihet është një personazh që do duhet të bëhen kërkime, e vetmja gjë që dihet janë fjalët e Toto Riinës. Dihet që në masakrën e Capacit kanë qenë anëtarë të tjerë që nuk kanë qenë anëtarë të Cosa Nostra-s, por njerëz që kanë bashkëpunuar.

 

Të fundit