Flash News

E-TJERA

"E kam ëndërr bashkimin Shqipëri-Kosovë", Rusia: E papranueshme, minon stabilitetin dhe dëmton 'Open Balkan'

"E kam ëndërr bashkimin Shqipëri-Kosovë", Rusia: E

Moska kundërshton deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi bashkimin Kosovë-Shqipëri si të papranueshme. Rama ka deklaruar tre ditë më parë në një emision televiziv se, "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time".

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e ministrisë së Jashtme të Rusisë. Zëdhënësja Maria Zakharova u shpreh se plani i "Shqipërisë së Madhe" minon stabilitetin në rajon dhe bie ndesh me rezolutat e OKB-së.

"Ne e konsiderojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama mbi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës si absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve të krijimit të 'Shqipërisë së Madhe' bie ndesh me ashpër me dispozitat e Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB -së dhe minon stabilitetin në rajon", tha Zakharova.

Kjo e fundit shtoi se kjo ide e Ramës dëmton planet për bashkëpunim dhe treg të përbashkët midis Tiranës dhe Beogradit, referuar kështu nismës "Open Balkan".

"Raste të tilla të dëmshme absolutisht nuk i përshtaten kontekstit të përpjekjeve bashkëpunuese të Beogradit dhe Tiranës për krijimin e një tregu të përbashkët, të ndërmarrë prej tyre në kontekstin e nismës rajonale të Ballkanit të Hapur, të përbashkët me Shkupin", tha ajo.

 

Të fundit