Flash News

E-TJERA

"E kam kaluar COVID-in", ish-ministrja tregon eksperiencën: Kam pasur humbje të nuhatjes, të shijes dhe pak temperaturë e kollë

"E kam kaluar COVID-in", ish-ministrja tregon eksperiencën: Kam

 

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u shpreh se e ka kaluar koronavirusin. Ajo tregoi për "News 24" se ka pasur disa simptoma të lehta si humbje të nuhatjes, pak temperaturë e kollë dhe se e ka kaluar në shtëpi.

E pavarësisht se e mban maskën, ajo tha se ka shumë pikëpyetje sa i takon vendimit të qeverisë lidhur me këtë situatë. Sipas Gjoshës, ka shumë çështje të cilat do të kërkonin një strategji.

“E mbaj maskën, por kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si po vepron qeveria sot. Se si po i trajton qytetarët, mjekët dhe infermieret në këtë situatë. Ka shumë çështje të cilat do të kërkonin një strategji të madhe që kemi përpara. Jo vetëm në anën shëndetësore, por dhe në atë ekonomike. Nuk është çështje frike. Se sa është një çështje se si do të menaxhohet kjo situatë. Personalisht e kam kaluar COVID-in. E kam kaluar lehtë. Shpresoj që të gjithë ta kalojnë lehtë. E them për herë të parë. Kam qëndruar në shtëpi, rreth 2 javë. Kam pasur humbje të nuhatjes, të shijes, dhe pak temperaturë e kollë. Kam qëndruar në një vend ku nuk ka pasur kontakte”, tha Gjosha.

 

Të fundit