Flash News

E-TJERA

“E kanë mbytur”/ Babai i 32-vjeçarit: Nuk më lënë të shoh trupin. Shtohen dyshimet për dhunë policore

“E kanë mbytur”/ Babai i 32-vjeçarit: Nuk më

Personi që shini në foto është 32-vjeçari Laer Kurti, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u shoqërua në komisariat. Për vdekjen e tij janë ngritur dyshime se nuk mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrore, por nga dhuna policore.

Së fundmi ka qenë babai i tij, Artur Kurti që ka ngritur këto pretendime. Ai ka thënë për “Top Channel” se efektivët ia kanë mbytur djalin, duke mohuar lajmët se ka pasur probeleme shëndetësore. Gjithashtu ëshët shprehur se nuk është lejuar të shikojë trupin e pajetë të të birit.

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Ndërsa Agjensia e Mbikqyrjes Policore tha se Lear Kurti ndërroi jetë në spital, ku sipas saj, u transportua që me shfaqjen e problemeve shëndetësore gjatë shoqërimit në komisariat.

Sipas AMP-së, atij iu kërkua dokumenti i identifikimit nga efektivët, por 32-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe u largua me vrap. Pasi u kap, ai u dërgua në komisariatin nr. 3 ku shfaqi probleme shëndetësore dhe u transportua më pas te spitali i Traumës, ku ndërroi jetë.

Të fundit