Flash News

E-TJERA

"E ke parkuar keq makinën?", avokati Cakrani flet pasi u dhunua sot në Vlorë: Më provokuan, më pas më dhunuan

"E ke parkuar keq makinën?", avokati Cakrani flet pasi u dhunua

Avokati i njohur dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani është dhunuar sot në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur fillimisht e kanë provokuar dhe më pas e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant.

Siç deklaroi ai për Top Channel, dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

“Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan.

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.

Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, tha Cakrani nga spitali. 

 

 

Të fundit