Flash News

E-TJERA

E kërcënonte në telefon, Najada Çomo denoncon në polici 32-vjeçaren nga Berati

E kërcënonte në telefon, Najada Çomo denoncon në

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar në polici një 32-vjeçare nga Berati, pasi prej ditësh e kërcënonte në telefon.

32-vjeçarja që prej dates 28 janar ka shqetesuar mjeken me telefonata të shumta, duke e ofenduar me fjale banale.

Mësohet se Çomo kishte trajtuar rastin e një familjari të 32-vjeçares, ndërsa gjatë kohës që pacienti ishte në spital, mjekja informonte të renë. Vajza kishte vijuar me telefonatat ndaj Çomos, ndërkohë që e telefononte rreth 20 herë në ditë. Duke parë se vajza nga Berati nuk hiqte dorë nga telefonatat dhe vijonte të shqetësonte mjeken, kjo e fundit kishte referuar rastin në polici.

Çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet në prokurori.

Të fundit