Flash News

E-TJERA

E kërkoi për 12 vite, daja rrëfen takimin me Eva Dumain pas riatdhesimit nga Siria

E kërkoi për 12 vite, daja rrëfen takimin me Eva Dumain pas

Xhetan Ndregjoni, për 12 vite rresht, nuk i ndali kërkimet për mbesën e tij, Eva Dumani, e cila u riatdhesua sot nga kampet e Sirisë.

Ndregjoni ka rrëfyer për mediat momentin e takimit me mbesën. Ai ka treguar se Eva ka qenë e frikësuar dhe se i është dukur i pabesuesueshëm ribashkimi me të.

“Mu hodh në qafë e vetëm thoshte: daja, daja… nisi të qante. Ishte e frikësuar, pasi ishte rrethuar me njerëz të panjohur, të cilët e sollën nga një rrugë e gjatë prej Sirisë në kufirin me Turqinë.

Nuk munda ta besoja se ajo mbërriti. Hera e fundit kur e kisha parë ishte 8 vjeçe. Ajo sot është 20 vjeçe. I dridhej zëri kur më përqafoi. Deri në atë moment ia kisha dëgjuar zërin vetëm nga mesazhet zanore që na dërgonte. E gjitha ishte e pabesueshme, pasi në të shkuarën shumë herë na ishte premtuar se do ta sillnin Evën, por nuk ndodhi.”

I jam mirënjohës shumë njerëzve të përfshirë në sjelljen e Evës në shtëpi”, deklaroi daja i Eva Dumanit.

 

Të fundit