Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“E kërkon ai miku lart”/ Zbardhen përgjimet që çuan në qeli biznesmenin dhe juristin e Kadastrës së Durrësit

Çuditë nuk kanë të mbaruar në administratën shqiptare. Këtë herë skandali, ka ndodhur në hipotekën e Durrësit, ku juristi i këtij institucioni ka legalizuar dhe më pas hipotekuar një objekt që nuk ekzistonte fare në terren.
Mikel Zaho, me profesion jurist i Hipotekës së Durrësit, rezulton që në datën 12 prill 2019, të ketë hipotekuar një objekt që nuk ishte ndërtuar.
Dhe për të rënduar akoma dhe më tepër këtë skandal, juristi ka hipotekuar ndërtesën dhe truallin 2 mijë metra, duke marrë si tipologji dokumentacionin e një dosje tjetër hipotekore me Nr.220620, që është një shtëpi në fshatin Vrinë, të njësisë administrative Rrashbull.
E gjithë procedura është kryer me dokumenta të falsifikuara, duke filluar nga leja e legalizimit, një mandat bankar të filialit të një banke të nivelit të dytë në Durrës dhe një certifikatë hipotekore.
Praktikisht zyrtari i Hipotekës dhe tre persona të tjerë me në krye biznesmenin nga Fieri, Ilias Fisheku, kanë hipotekuar ajrin se ndërtesën nuk e kishin ngritur akoma.
Nga këqyrja e imazheve të ortofotove 2015-2018-2019 është vërtetuar se aty nuk ka patur asnjëherë objekt të ndërtuar, sipas certifikatës që kanë përfituar Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu.
Pasi kanë marrë dokumentacionin fals, atëherë biznesmeni i dënuar më parë, Ilias Fisheku dhe dy punëtorët e tij, Erion Valiko dhe Rakip Haxhiu, kanë ngritur një lokal të quajtur “Station” në Durrës.
Ndërtimi ka filluar në muajin prill 2021,pas miratimit nga ana e bashkisë Durrës, të deklaratës paraprake për kryerje punimesh, duke vendosur një çati pa themele, me materiale të çmontueshme dhe pa mure.
Ndërkohë sipas informacioneve të marra është konstatuar se shkrimet dhe nënshkrimet e drejtorit të ALUZNI-t, Flamur Gjuzi, përgjegjësit të Sektorit të Legalizimit, Mario Semini, shefit të hartografisë Ilirjan Keci dhe drejtorit të ZVRPP, Florjan Almadhi, janë të perdorura me anë të programit të fotoshopit.
Zbulimi i këtij skandali që ditën e djeshme çoi në burg zyrtarin e Hipotekës, biznesmenin Fisheku dhe dy personat e tjerë Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu, është zbuluar pas një letre anonime të dërguar me postë në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Sipas dosjes hetimore, thuhet se në Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, është dërguar një informacion së bashku me dokumentet bashkëlidhur, të cilat tregojnë për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme prej 2000 m2, tokë truall të përfituar me falsifikim të dokumenteve në fshatin Vrinë, Njësia Administrative Rrashbull, Durrës.
Pasuria në fjalë, thotë denoncuesi, është regjistruar në bazë të lejës së legalizimit me nr.220620 datë 25 korrik 2016 në emër të Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe dokumentacioni për regjistrimin e kësaj pasurie ndodhet i fotokopjuar dhe jo origjinal.
Çështja e këtij denoncimi anonim i është përcjellë në Durrës prokurorit Madrid Kullolli, i cili pasi filloi të marrë në pyetje personat protagonistë të kësaj dosje, njëherësh filloi dhe ti përgjojë bisedat e tyre telefonike.
Mes bisedave të përgjuara Erion Aliko bisedon me juristin e Hipotekës dhe të dy së bashku zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë:
Juristi: Erion ti e ke me leje faktikisht eee?
Erioni: Po.
Juristi: Thjesht vendi eeee, po çfarë të kushton shtrenjtë për ta spostu, është punë e madhe?
Erioni: I bie 10 metër më mbrapa.
Juristi: Të kuptoj, 10 metër nga mbrapa nuk të prish asnjë punë ty sepse të del oborri shkëlqyer ty, bile duhet ta kishe bërë vetë ti atë, është më e bukur ku të thonë ato, por a është e sigurt kjo që është gabim në vendosje?
Erioni: Po e sigurt.
Juristi: Po pse se ka parë inxhinieri në fillim kur e ka bërë lokalin?
Erioni: Ik o Domenikë, të lutem mos më kërko llogari, u bë si u bë, në rrethana e përshtata, kur i pamë letrat nuk ishte atje.
Juristi: Jo po them a e ke parë me inxhinierë, se inxhinierët i kuptojnë gjërat.
Erioni: He Ladi.
Fisheku: He mor djalë çfarë bëhet?
Erioni: Asgjë, ja kështu.
Fisheku: A je më i qetë?
Erioni: Hajt mor mirë, mirë.
Fisheku: Çfarë thanë ndonjë gjë?
Erioni: Po hiç, po presim të na marrin në telefon.
Fisheku: Ajo........ avokatja.
Erioni: Po.
Fisheku: Çfarë të ketë më thuaj, se do e marr dhe vetë në telefon nga darka.
Në orët e darkës Erioni telefonohet nga biznesmeni Fisheku, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:
Erioni: Hë Ladi.
Fisheku: Pate problem me ato?
Erioni: Jo Jo.
Fisheku: Për mirë apo për keq, e mbylle faqen të paktën?
Erioni: I thashë mbarom punë ti kam, mbarova punën.
Fisheku: U ndave në rregull?
Erioni: Në rregull ndahem kur të kem letrat në dorë, si puna jote më jep dokumentin në dorë dhe jam në rregull.
Nga transkripti i përgjimeve telefonike të kryer nga numri i Rakip Haxhiut dhe biznesmenit Ilias Fisheku, mes këtij të fundit dhe një personi me emrin Shyqo, zhvillohet biseda si më poshtë vijon:
Haxhiu: Ja fol me Shyqon.
Fisheku: Isha me një mik dhe do e kap nga brirët gjëja dhe ja shpjegova pak a shumë gjërat, 1, 2, 3, 50, dhe më tha më jep vetëm një kopje të asaj letrës së prokurorisë dhe jo tjera.
Shyqo: Një kopje të....
Fisheku: Që është harta e falsifikuar.
Shyqo: A don vendimin ti ee?
Fisheku: Po shkoj bëj një fotokopje dhe ja jep.
Shyqo: Vendimin që ka bërë hetimin eeeee?
Fisheku: Po po, të prokurorisë sepse e kërkon ai miku lart.
Shyqo: Për akt ekspertimi ska nevojë eeee?
Fisheku: Çfarë letrash të kesh jepja që ti shikojë ai miku lart.
Lidhur me këtë çështje hetimore ditën e sotme gjykata e Durrësit pritet të zhvillojë seancën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për biznesmenin Iliaz Fisheku, dy punonjësit e tij, Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu, që janë përdorur nga Fisheku për të shënuar emrin në dokumenta, si dhe juristin e Hipotekës Mikel Zaho, për të cilin prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit në burg”./ OraNews
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43