Flash News

E-TJERA

E kishte marrë me qira, 28-vjeçari plagoset nga helika e skafit në Sarandë

E kishte marrë me qira, 28-vjeçari plagoset nga helika e skafit

Një 28-vjeçar është plagosur nga helika e skafit që kishte marrë me qira në Sarandër ditën e djeshme rreth orës 14:23.

Autoritetet policore raportojnë se pas telefonatës për ndihmë në Sallën Operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar.

Pasi është sjellë me urgjencë në Portin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjetin lundrues i riu nga Tirana e kishte marrë me qira në afërsi të plazhit të Lukovës.

Të fundit