Flash News

E-TJERA

E ktheu grupin e PS në zyrë avokatie për Sallakun, sot Rama e mburr “i habitur” rektorin e UBT

E ktheu grupin e PS në zyrë avokatie për Sallakun, sot Rama e

Fatbardh Sallaku, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, në shkurt të 2025-ës u shfaq përballë grupit parlamentar të Partisë Socialiste për t’u rrëfyer mbi 25 masat e sigurisë ndaj stafit të universitetit, të akuzuar për abuzim me tenderat.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama që njoftoi këtë “dëgjesë” të Sallakut me grupin e PS-së, e cila në praktikë shërbeu më shumë si një zyrë avokatie për rektorin. Sallaku preferoi t’i jepte shpjegimet përballë një grupi partiak, dhe jo në media për publikun.

“Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisëse, nuk është e rastësishme, mund të dilja edhe në konferencë shtypi, por nuk duhet të shkëputet asgjë nga konteksti. E kam detyrim për stafin akademik, për studentët, për prindërit, për partnerët,” deklaroi Sallaku, duke lënë të kuptohet se më shumë se detyrim moral, e kishte detyrim partiak.

Sot, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, Rama iu referua Fatbardh Sallakut, shprehur “i habitur” se si mund ta mburrë rektorin e Bujqësorit:

“S’ma merrte mendja kurrë se do të mburrja kaq shumë herë një demokrate. Por kam kuptuar se kur demokratët s’kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta,” tha kryeministri.

I fshehur diku mes turmës në konferencë, Sallaku buzëqeshi teksa kryeministri fliste për aleanca. Duket se rektorit i pëlqejnë aleancat, sidomos kur vjen puna te Partia Socialiste.

Të fundit