Flash News

E-TJERA

Krime kundër fëmijëve apo dhunë në familje? Jo më gjykim të shkurtuar

Krime kundër fëmijëve apo dhunë në familje? Jo më

Ppika 2 e nenit 403 pritet të ndryshohet në Kodin Penal, e cila parashikon se nuk do të ketë më gjykim të shkurtuar për të akuzuarit për krime kundër fëmijëve apo dhe dhunë në familje.

Si rrjedhojë, nuk do të përfitojnë ulje me një të tretën e dënimit.

Këto krime dënohen deri në burgim të përjetshëm, por qeveria ka propozuar ndryshimin e ligjit në Kodin Penal, që pritet të miratohet nga Parlamenti.  

“Nuk lejohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për veprat penale për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm dhe per krimet e kryera ndaj viktimave të mitur si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”.

Ky ndryshim ligjor ka si qëllim parandalimin apo minimizimin e krimeve ndaj fëmijëve dhe dhunën në familje.

 

 

Të fundit