Flash News

Kosova

E la të vdekur në derën e spitalit, jepet vendimi për autorin e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

E la të vdekur në derën e spitalit, jepet vendimi për
Në foto/ Viktima Marigona Osmani dhe autori i dyshuar, Dardan Krivaqa

I dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani në Ferizaj, Dardan Krivaqa është ndaluar për 48 orë nga policia e Kosovës.

Vendimi për Krivaqën është dhënë pasi i dyshuari është arrestuar nga forcat e policisë në një fshat të Ferizajt. Sipas njoftimit, i riu është mbrojtur në heshtje në prani të avokates mbrojtëse.

“I dyshuari kryesorë i cili ishte në kërkim policor me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar, sot pas një pune intenzive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, i njëjti rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në polici.

I dyshuari është mbrojtur në heshtje në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare , ndërkaq me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i dyshuari D.K është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e pollicisë së Kosovës.

18-vjeçarja Marigona Osmani e la e pajetë në dyert e një spitali në Ferizaj të Kosovës nga dy djem të rinj, të cilët u larguan më pas me mjetin e tyre. Dyshohet se viktima kishte lidhje intime dhe bashkëjetonte me të dyshuarin kryesor në vrasjen e saj, Dardan Krivaqën.  

Të fundit