Flash News

E-TJERA

E lashtë 4 mijë vjet, xhubleta shqiptare hyn në UNESCO

E lashtë 4 mijë vjet, xhubleta shqiptare hyn në UNESCO

Veshja e njohur shqiptare, xhubleta është regjistruar në UNESCO.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë  kulturore.

Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, shkruan ministrja Margariti.

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. 

Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe ne vise te tjera te Mesdheut, qe i përkasin mijëvjeçarit te dyte p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetar.   

Të fundit