Flash News

E-TJERA

E marta në Champions. Interi luan sezonin ndaj Portos, Manchester City do të evitojë surprizën

E marta në Champions. Interi luan sezonin ndaj Portos, Manchester City do

Champions League luan këtë javë ndeshjet e fundit të raundit të 1/16 ku pritet të mësohen se cilat skuadra do të kualifikohen për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Ditën e sotme luhen dy ndeshje mjaft interesante me Porton që pret Interin në shtëpi dhe Manchester City që ndeshet me Leipzig-un.

Vëmendjen më të madhe do të marrë ndeshja në Portugali me Interin që vjen nga fitorja minimale 1-0 në “San Siro” ndeshjen e parë. Megjithatë skuadra e Simone Inzagit ka pasur shumë luhatje në kampionat dhe në ndeshjet e fundit ka lënë pikë me skuadra të pjesës së poshtme të tabelës.

Ndeshja e sotme do të japë një sinjal të fortë për pjesën e mbetur të sezonit dhe zikaltërit duan të shkojnë sa më gjatë në këtë kompeticion. Por përpara ka Porton që në stadiumin e vet, bëhet tjetër skuadër dhe me gjithçka të hapur nga rezultati i ndeshjes së parë, atëherë pritet që sfida të jetë shumë e luftuar.

Në ndeshjen tjetër Manchester City pret gjermanët e Leipzig-ut në shtëpi, me të besuarit e Pe Guardiolës që duan të evitojnë një eliminim të mundshëm duke parë që ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1.

Me një grup yjesh në skuadër si Halaand e Foden, anglezët shihen si ndër pretendentët kryesorë për të fituar Champions-in, por Leipzig-u po zhvillon një sezon fantastik dhe ka treguar që mund t’i bëjë ballë çdo ekipi.

Të dyja ndeshjet luhen në orën 21:00.

E marta në Champions. Interi luan sezonin ndaj Portos, Manchester City do

Të fundit