Flash News

E-TJERA

E marta spektakolare në Champions/ Napoli do përmbysjen, Milani luan sezonin

E marta spektakolare në Champions/ Napoli do përmbysjen, Milani luan

Ditën e sotme luhen ndeshjet e kthimit të fazës së çerekfinaleve të Champions League. Ndeshjet që do të luhen janë Chelsea-Real Madrid dhe Napoli-Milan.

Chelsea do të kërkojë përmbysjen e madhe pasi sfidën e parë e humbi me rezultatin 2-0. Real Madrid nga ana tjetër është e qetë dhe e ka treguar që di të menaxhojë situata të tilla, pasi jo më kot janë kampionët në fuqi dhe rekodrmenë të këtij kompeticioni.

Megjithatë ndeshja që pritet më shumë është Napoli-Milan. Një derbi i Italisë në Champions mund ta quajmë, me të dyja skuadrat që në kampionat janë larg njëra-tjetrës, por në Evropë ndryshon situata.

Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 1-0 në “San Siro” dhe do kërkojnë t’ua mbyllin gojën skeptikëve të cilët nuk mendonin se skuadra e Piolit do të arrinte kaq larg. Napoli nga ana tjetër ka shumë arsye të shpresojë pasi rezultati 1-0 lë shumë hapësirë për përmbysje dhe me rikthimin e sulmuesit Osimhen, skuadra e Spallettit ka një armë më shumë në arsenalin e tij.

Dy ndeshje spektakolare për të parë se cila prej skuadrave do të shkojë në gjysmëfinale të Champions League.

Ndeshjet luhen sot në orën 21:00.

E marta spektakolare në Champions/ Napoli do përmbysjen, Milani luan

Të fundit