Flash News

E-TJERA

E marta spektakolare në Champions/ Përballje “titanësh” mes City dhe Bayern, Interi luan sezonin në Portugali

E marta spektakolare në Champions/ Përballje

Champions League rikthehet këtë të martë me dy ndeshje mjaft interesante që pritet të vendosin fatet e sezonit për disa nga skuadrat. Në mbrëmje do të luhen ndeshjet Benfica-Inter dhe Manchester City-Bayern Munich.

Interi po kalon një sezon me ulje-ngritje dhe është në krizë rezultatesh pasi nuk fiton prej 6 ndeshjesh radhazi në të gjithë kompeticionet. Skuadra e Inzaghit ka dështuar keqazi në kampionat, ku ka humbur me ekipe të dobëta në letër. Por Champions-i ka treguar një fytyrë tjetër të zikaltërve, të cilët kaluan “grupin e ferrit” me Bayernin dhe Barcelonën në të.

Pasi eliminuan Porton, përballë kanë një tjetër skuadër portugeze, ajo e Benficës. Ndeshja luhet në Portugali dhe Benfica po zhvillon një super sezon. Interi duhet të japë gjithçka në mënyrë që të shpëtojë sezonin, por dhe trajneri Simone Inzaghi është i rrezikuar për tu shkarkuar nëse dështon të kualifikohet.

Vëmendjen kryesore megjithatë do ta marrë ndeshja tjetër, Manchester City-Bayern Munich. Një finale e parakohshme me dy prej skuadrave më favorite për të fituar Championsin në fund. Me goleadorin Haaland në majën e sulmit dhe në praninë e tifozëve të tyre, Manchester City ka më shumë shanse të fitojë ndeshjen e parë.

Pritet spektakël mbrëmjen e sotme, edhe pse kualifikimi për në gjysmëfinale vendoset kur të luhet dhe ndeshja e kthimit.

Të dyja ndeshjet luhen në orën 21:00.

E marta spektakolare në Champions/ Përballje

Të fundit