Flash News

E-TJERA

E mbajtën peng 24 orë në makinë, zbardhet rrëmbimi i një 23-vjeçari shqiptar

E mbajtën peng 24 orë në makinë, zbardhet rrëmbimi i

Policia greke e Selanikut ka zbardhur rrëmbimin e një 23-vjeçari shqiptar, ngjarje e ndodhur në shkurtin e vitit të kaluar.

Sipas policisë autorët janë tre bashkatdhetarë, të cilët e mbajtën të riun peng më shumë se 24 orë në një makinë dhe e lanë të lirë pas pagesës prej 1000 euro.

Sipas mediave greke, edhe dy gra të reja që morën përsipër të merrnin paratë janë gjithashtu të përfshira në çështje.

Nga hetimet rezulton se motivi i veprimit të tyre duket se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me 23-vjecarin.

Çështja kundër tyre do të paraqitet në Prokurorinë e Selanikut dhe më pas pritet të lëshohen urdhër arrestet.

Të fundit