Flash News

Ditari i Opozitës

“E mori fjalën Luca”/ Çfarë tha Berisha pasi u largua nga Kuvendi

“E mori fjalën Luca”/ Çfarë tha Berisha pasi u

Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye sot pas 4 muajsh në Parlament. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha i drejtoi akuza kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama, të cilët nuk ishin të pranishëm.

Pas fjalimit të ish-kryerministrit, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në një prononcim të shkrutër për mediet jashtë Kuvendit, Berisha bëri edhe një koment të shkurtër për Ballën.

“Pas meje mori fjalën Taulant Luca, nuk rrihej më shumë”, tha Berisha.

Pas deklaratës, ish-kryeministri pati një shtrëngim duarsh me deputetin Saimir Korreshi dhe u drejtua jashtë Kuvendit bashkë me deputetin Flamur Noka.  

Të fundit