Flash News

E-TJERA

E moshuara gjendet e vdekur në banesë në Korçë

E moshuara gjendet e vdekur në banesë në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një grua e moshuar është gjetur e pajetë brenda banesës së saj. Trupi i saj u zbulua pasditen e sotme nga fqinjët, të cilët kishin ngritur shqetësime për mungesën e saj prej disa ditësh.

Sipas burimeve policore, dyshohet se e moshuara kishte ndërruar jetë disa ditë më parë për shkaqe natyrore. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.


Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka indicie për ndonjë veprim kriminal. Banorët e lagjes janë shprehur të tronditur nga ngjarja dhe kanë kujtuar se e moshuara jetonte e vetme.

 


Kjo është një tjetër rast që ngre shqetësimin mbi kushtet e jetesës së të moshuarve të cilët shpeshherë përballen me mungesën e përkujdesjes dhe mbështetjes.

Të fundit