Flash News

E-TJERA

"E ndaluar!", Celibashi: Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit

"E ndaluar!", Celibashi: Kandidatët për deputetë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ngriti problematikën se sot ka patur  kandidatë për deputet kanë tentuar të hyjnë në qendrat e votimit.

Ai u ka kujtuar referuar Kodit Zgjedhor se prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

"KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor", njofton Celibashi. 

Të fundit