Flash News

E-TJERA

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn 20 minuta takim në Kryeministri

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn 20 minuta

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn është parë sot në ambientet e kryeministrisë.

Diplomatja amerikane është filmuar duke lënë ambientet e kryeministrisë, ndërsa mësohet se ka qëndruar brenda rreth 20 minuta. 

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës apo nëse nëse Vanhorn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke certifikuar 11 majin.

Kujtojmë se SHBA nuk e ka uruar Edi Ramën pas zgjedhjeve , siç ka vepruar me vende të tjera të ngjashme me Shqipërinë ku ka pasur jo vetëm urime, por edhe telefonata nga Sekretari i Shtetit.

Të fundit