Flash News

E-TJERA

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve VanHorn takohet me Altin Dumanin, ç'u diskutua

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve VanHorn takohet me Altin Dumanin,

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Në një postim të ambasadës amerikane në rrjetet sociale thuhet se VanHorn i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre

"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.' thuhet në postimin e ambasadës.

Të fundit