Flash News

E-TJERA

“E nis gjyqin 50 vjeç dhe e mbaron 80”, ish-prokurori: Pronën e merr kur shkon në varri

“E nis gjyqin 50 vjeç dhe e mbaron 80”, ish-prokurori:

Ish-prokurori Ervin Karanxha komentoi situatën e drejtësisë dhe problematikën e ligjit për kthimin e pronave të ish-pronarëve, në kontekstin e ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

I ftuar në A2 CNN, Karanxha e cilësoi si turp dhe padrejtësi të madhe mënyrën si funksionon procesi gjyqësor për pronat:

“Është turp i madh që ligji për kthimin e pronave të ish-pronarëve është bërë kundër pronarit. Ka qenë gjithmonë tendenca që pronari të mos marrë tokën e tij. Sot po ndodh pikërisht ajo që ishte parashikuar: e nis një gjyq kur je 50 vjeç dhe e mbaron 80 vjeç. Pronën e merr tek varri”, tha Karanxha.

Ai shtoi se procesi i gjatë dhe burokratik i gjykatave bën që shumica e ish-pronarëve të mos arrijnë kurrë të marrin pronat e tyre gjatë jetës: “Ligjet e fillimit të viteve ’90 janë bërë në dëm të pronarit. Shumë herë pronari merr vetëm një letër gjyqi dhe asnjëherë tokën që i takon”, theksoi ish-prokurori.

 

 

Të fundit